Cakaj spastron Ministrinë nga njerëzit e Bushatit

cakaj-rama.jpg

Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj bën spastrim në institucionin që ai drejton. Vendos ndërprerjen e marrëdhënieve me 20 punonjës të shërbimit diplomatik.

Ministri deklaroi se gjate ketyre 77 ditëve të punës së tij në këtë institucion kishte ngritur një grup pune i cili do të shqyrtonte me hollësi cilësinë e burimeve njerëzore të shërbimit diplomatik të shtetit shqiptar.”

“Sot ndaj me ju faktin se kam vendosur të shkëpus marrëdhënien me një pjesë të punonjësve që nuk përmbushin as kushtet ligjore dhe as minimale profesionale për të kryer detyrën dhe lëre më vizionin e kryeministrit Rama për ta cuar në lartësinë e merituar përfaqësimin ndërkombëtar të Shqipërisë. Po ashtu një pjesë tjetër e punonjësve do të transferohen menjëherë për të vepruar sipsa nevojave reale të punës dhe jo inercionit të së shkuar”, deklaron Cakaj.

Numri i të prekurve nga kjo iniciativë reformatore shkon mbi 20.

“Sfida europiane e Shqipërisë dhe axhenda jonë e kapërcimit të pellgut të ndenjur të së shkuarës nuk përkon kurrsesi me nepotizmin, klientelizmin politik dhe korrupsioonin moral në asnjë sektor lëre më pas në përfaqësitë e Shqipërisë nëpër botë.”

Pas spastrimit vjen dhe ripërtëritja e administratës. Për këtë Cakaj tha se kishte gati thirrjen publike për aplikimin për vakancat e krijuara nga kjo valë spastrimi

“Shqipëria nuk është e miqve e kushërinjve politikë apo e klaneve e krushqive të kujdo qoftë” tha Cakaj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303