30.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Caktohen detyrat për deputetët e rinj të LSI

spot_img

Gjatë ditës së sotme në seancë plenare u betuan 4 deputetët e rinj të opozitës nga radhët e LSI. Ylli Shehu, Enver Roshi, Aurora Mara dhe Edmond Rrushi morën mandatet e tyre si deputetë në Parlamentin e Shqipërisë. Menjëherë sapo ato morën mandatet në dorë, u janë ndarë edhe pozicionet në komisionet parlamentare.

Pak më parë është publikuar Projektvendimi për caktimin e anëtarësisë së Komisioneve të përhershme të Kuvendit të ndryshuar.

Në njoftim thuhet se deputeti Ylli Shehu caktohet anëtar në komisionin për Sigurinë Kombëtare dhe në komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin. Deputeti Enver Roshi caktohet anëtar në komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë dhe në komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. Më tej, deputetja Aurora Mara caktohet anëtare në komisionin për Integrimin Evropian dhe në komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Së fundmi, deputeti Edmond Rrushi caktohet anëtar në komisionin për Ekonominë dhe Financat dhe në komisionin për Sigurinë Kombëtare./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat