fbpx

Calciopoli? Moxhi përdorte karta SIM shqiptare

moxhi-770x433.jpg

Etore Likieri, ish-zëvendës prokurori i federatës italiane dhe sot senator i partisë M5S, ishte një nga protagonistët e “Calciopolit” dhe rikthehet të flasë për temën që tronditi futbollin italian 13 vite më parë, ndërsa rrëfen diçka të re për ish-drejtorin e Juventusit dhe të Partizanit, Luçiano Moxhin.

“Moxhin e kam takuar disa herë. Një herë ishim në Kaljari dhe hëngrëm bashkë drekë në tavolinën në zyrën e rojës së stadiumit “Sant’Elia”. Moxhi është një personazh të cilit nuk i pëlqente të humbte.

Kartat SIM që mbante Moxhi më duket se nuk ishin zvicerane, ndoshta ishin shqiptare. A kishte ndikim Moxhi në ndeshje? Kjo është akuza.

Kishte shumë telefonata që linin të nënkuptohej se në njëfarë mënyre, ai prekte proceset vendimmarrëse që çonin në përcaktimin e gjyqtarëve. Kishte një numër lidhjesh të cilat bënin që në një farë mënyre, gjyqtarët të ishin ato që i pëlqenin Juventusit”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303