Cana: Jam lojtar i lirë për ekipet e pakënaqura me merkaton e dimrit!

Lorik Cana është larguar nga futbolli i luajtur, duke iu përkushtuar tashmë fondacionit me emrin e tij, e njëkohësisht në planet e tij është dhe marrja e drejtimit të një ekipi.

Mirëpo, ish-kapiteni legjendar i ekipit tonë kombëtar, nuk lë rast pa shfrytëzuar për të “luajtur” futboll.

Madje këtë gjë e bën dhe në qendrat tregtare, teksa këtë herë shfaqet në një video, të publikuar në Instagramin e tij, me imamin e njohur, Elvis Naçi.

Edhe ky i fundit, një ish-futbollist në rini, shfaqet duke luajtur brenda ambienteve të qendrës tregtare së bashku me Canën, ndërsa ish-kapiteni “Kuq e Zi”, i shton postimit në Instagram edhe mbishkrimin:

“Për ekipët e pakënaqur me merkaton dimërore, keni dy lojtarë të lirë”.