TË FUNDIT

Cardi B dhe Jennifer Lopez do t’i shohim në një film bashkë

Në rast se keni nevojë për disa lajme të lavdishme për këtë ditë ndryshe, duket sikur Cardi B është gati të bëhet pjesë e nje filmi.

Ajo do të bashkohet me Jennifer Lopez, Lili Reinhart, Constance Wu dhe Julia Stiles në një film të quajtur Hustlers, i cili fillon xhirimet këtë muaj në New York City.

Filmi bazohet në një artikull të New York Magazine nga viti 2016 që “ndjek një ekuipazh të ish-punonjësve të një klubi striptistesh  të Wall Street”, gjë që është shumë e përsosur duke pasur parasysh se Cardi ka qënë në të vërtetë një stripper dikur , dhe ajo flet për atë vazhdimisht.

Dy vite më parë, kur Cardi B pushtoi botën me hitin e saj “Bodak Yellow” pas një të shkuare si striptiste me një sjellje aspak etike, pak kush do të kishte menduar se suksesi i saj do të ishte i tillë sa që të pushtonte edhe kopertinat e revistave prestigjioze të modës.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat