fbpx

Carl Bildt zhvlerëson Shkodrën, një përgjigje gjysmake nga Ditmir Bushati

Screenshot_8.png

Carl Bildt është një personazh i njohur i politikës europiane dhe suedeze. Ai ka shërbyer si kryeministër i Suedisë në vitet 1991-1994 dhe si ministër i Jashtëm në vitet 2006-2014, ndërsa sot është bashkëkryetar i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme.

Bildt duket se këtë verë një udhëtim e ka çuar në Shkodër, ku ka postuar një foto ku shkruan: “I ndodh njeriut të përfundojë në Shkodër. Por ia vlen është një qytet interesant”.

Ky është një gjest jo fort i këndshëm nga ana e z. Bildt. Si mund të “përfundojë” një njeri në Shkodër, kur ajo duhet të jetë një destinacion që gjithkush ta bëjë në jetë. Një qytet e mrekullueshëm.

Por të paktën nga ana e shqiptarëve një reagim për z. Bildt ka ardhur. Ka reaguar ish-ministri i Jashtëm, me origjinë shkodrane, Ditmir Bushati, duke shkruar: “Shkodra është një nga qytetet më të vjetra të Shqipërisë. Një qytet që kombinon trashëgiminë astro-hungareze me atë Veneciane dhe otomane. Plus atë të socializmit sigurisht. Ka pafund gjëra për të parë në qytet dhe zonat përreth”.

Bushati bën mirë që reagon, por historia e Shkodrës nuk fillon tek austro-hungarezët përkundrazi. Historia e Shkodrës fillon tek legjendat më të hershme, tek ilirët, tek arbërorët e pastaj venecianët, otomanet e austrohungarezët.

Vërtetë Bushati ka shkruar një nga qytetet më të vjetra, por kur nuk i përcakton qarte gjurmët e këtij vendi. Duket si diçka për të kaluar radhën. Fundja Ditmiri duhet ta përcaktojë qartë se kur ekzistonte Shkodra e lashtë, Suedia nuk dihej ç’ishte.

Sigurisht thuhet “si je sot, e jo dje”, dhe Suedia është shumë përpara, por kjo s’do të thotë se Kryeministri i Suedisë mund ta lëshojë gojën nga padituria, e pas tij edhe Ditmiri që nuk di të përgjigjet siç duhet. /real-news.tv/

 

 

 

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303