TË FUNDIT

Ç’do të ndodhë me studentët? Shahini zbulon bisedën me rektorët: Deri më 15 maj do…

Rektorët e universiteteve në Shqipëri kanë filluar punë për të vënë në zbatim planet se çfarë do të bëhet për mbylljen e këtij viti akademik.

Deklaratën e ka bërë Ministrja e Arsimit Besa Shahini.

“Urdhri për marrjen e masave për mbylljen e vitit të ri akademik 2019 – 2020 kërkon nga universitetet që të fillojnë një planifikim urgjent për mbylljen e vitit akademik me kushtet e jashtëzakonshme që po punojmë pas përpapjes së koronavirusit në Shqipëri. Situata po shkon drejt përmirësimit, por nuk jemi ende plotësisht jashtë rrezikut, prandaj çdo lloj hapje e pjesshme e universiteteve duhet gjithsesi të përcillet në mënyrë strikte që të ruajmë shëndetin e studentëve dhe pedagogëve. Ndaj kemi kërkuar nga universitetet që të shikojnë se cilat janë ata lëndë që të jepen vetëm online.

Pra nuk do ketë nevojë që studentët të shkojnë në mësime, të shihet sa është numri i studentëve që kanë nevojë për laboratorë etj para provimeve dhe sa është numri i saktë i studentëve që do bëjnë provime në korrik e në fillim të gushtit të këtij viti. Gjithmonë për provimet prioritetet janë ata studentë që diplomohen. Universitetet deri më 15 maj do sjellin planet, pastaj ne në bashkëpunim edhe me MSH bëjmë edhe verifikimet e fundit, për të parë nëse po plotësohen kushtet dhe kriteret për ruajtjen e shëndetit të studentëve dhe pedagogëve që duhet të punojnë gjatë kësaj kohe në ambiente universitare. Kam folur me rektorët që kanë nisur nga puna për planet që ata kanë. Opozita sjell si gjithmonë kaos, pasi nuk ka gjë të paqartë”, tha Shahini.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat