Unioni Kristiandemokrat dhe Kristiansocial (CDU/CSU) kanë folur në një deklaratë për DË në lidhje me krizën politike në Shqipëri si dhe zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Gjatë deklaratës, dy deputetët Wadephul dhe Schmidt kanë thënë se për të ardhmen evropiane të Shqipërisë nevojitet dialogu mes qeverisë dhe opozitës. Për këtë, të dyja palët duhet të afrohen me njëra-tjetrën dhe të jenë të gatshme për kompromise.
Më tej, ata theksojnë se zgjedhjet pa pjesëmarrjen e opozitës janë problematike në aspektin demokratik, prandaj duhen vënë në tryezë të gjitha opsionet që u garantojnë qytetarëve mundësi të vërteta për të zgjedhur në zgjedhjet lokale.
Tek opsionet, dy deputetët gjermanë kanë përfshirë edhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve lokale./real-news.tv

