Dhimbja e kokës mund të ndodhë për shumë arsye dhe shpesh ne jemi fajtor për këtë situatë të pakëndshme. Ndonjëherë kjo ndodh për shkak të aplikimit të dietave, alkoolit apo një nate pa gjumë. Por, çfarë duhet të bëni kur t’ju kaplojë dhimbja e tmerrshme e kokës.
– Pushoni: Një nga shkaqet më të zakonshme të dhimbjes së kokës janë muskuj e tendosur në trup dhe niveli i lartë i stresit, dhe do të ishte mirë në qoftë se mund të shtriheni një kohë në një dhomë të errët për t’u çlodhur. Stimulimet e tilla si drita dhe zhurma gjithashtu kontribuojnë në dhimbje koke, prandaj qëndrimi për disa minuta në errësirë me sy të mbyllur mund të ndihmojë.
– Relaksohuni duke medituar: Nëse ju kaplon dhimbja e kokës në punë, nuk keni shumë zgjedhje, por mund të ndani disa minuta dhe të relaksoheni duke marrë frymë thellë ose të meditoni. Ende janë duke u kryer hulumtime për të provuar saktësisht se si meditimi ndikon në eliminimin e dhimbjeve të kokës, por është e sigurt se nuk do t’ju dëmtojë. Merrni frymë thellë disa herë dhe ngadalë lironi ajrin. Mjaftojnë pesë minuta për t’u relaksuar.
– Zgjatni muskujt: Tendosja e muskujve që shkakton dhimbje koke shpesh grumbullohet pikërisht në qafë dhe nuk është një gjë e keqe të zgjasim pak muskujt me një masazh. Ngadalë anoni kokën tuaj në çdo anë, përpara dhe prapa në mënyrë që të zgjaten muskujt, shkruan Zëri.
– Pini kafe: Nëse vendosni për pilula kundër dhimbjeve, pasi dita është e mbushur me sfida dhe ju duhet shpejt dhe me lehtësi të bëni zgjidhje, do të ndihmojë këtu edhe një filxhan kafe. Sipas “National Headache Foundation”, rreth 130 mg kafeinë mund të rrisë efektin e pilulës kundër dhimbjeve për më shumë 40 për qind.
– Përdorni vajra esencialë: Masazhi mund të jetë më i rehatshëm me disa pika të vajrave esencialë, në veçanti, vaj rozmarine ose trumze. Ju mund ta provoni edhe vajra të tjera thelbësore që përmbajnë përbërësin karvakrol, pasi ka veti antiinflamator.
– Merrni magnez: Ai do të relaksojë muskujt dhe do të zvogëlojë tendosjen që shkakton dhimbje koke. Përndryshe, mund ta merrni atë nga ushqime të tilla si, fara kungulli, skumbri, fiq të thatë dhe nga çokollata e errët, kurse në qoftë se e merrni, për shembull, me anë të tabletave, doza ditore është 400 mg.
– Përgatisni çaj xhenxhefili: Në muajt e ardhshëm, çaji nga xhenxhefili është zgjidhja më e mirë sepse forcon sistemin imunitar, por edhe ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të kokës. Prisini dy rrënjë të vogla dhe i hidhni në ujë të vluar dhe të mbuluar e leni për gjysmë ore. Nëse çaji nuk ju duket i shijshëm, shtoni pak mjaltë.

