20.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Maj, 2024

TË FUNDIT

Ja ç’duhet të bëni që të mos ju humbë kurrë pasaporta

spot_img

Humbja e pasaportës është një nga gjërat më stresuese që mund të iu ndodhë.

Qoftë nëse është e vjedhur apo thjeshtë e keni vënë në një vend që nuk po iu kujtohet, planet për udhëtime mund të prishen, dhe orari i fluturimit të juaj do të humb nëse nuk e keni pasaportën më vete, shkruan Business Insider.

Raportohet se shumë njerëz që shkojnë në aeroporte për të zënë fluturimet e tyre, i harrojnë pasaportat në shtëpi.

“Kur ne shkojmë në pushime, është e natyrshme që të mbani gjërat e vleshme në një vend të sigurtë në dhomën e hotelit. Pastaj kur shkoni deri në aeroport e kuptoni se keni lënë pasaportën në dhomë”, thotë Opoku Adjei një stjuardesë.

Por ka një mënyrë që të mos e bëni më këtë gabim sipas saj.

“Këshilla imë është që mbani pasaportën në një nga këpucët që dëshironi të i vishni në kthimin e juaj në shtëpi në një vend të sigurtë në dhomën e hotelit. Nëse e bëni këtë ju kurrë nuk do dilni nga dhoma e juaj pa gjetur këpucën.”shton Ajdai.

Kjo është një këshillë shumë e thjeshtë që kurrë më mos të e harroni pasaportën e juaj.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat