Çfarë do të ishte Enveri nëse do të ishte një qytetar i thjeshtë?

Ish-mjeku personal i Enver Hoxhës, Isuf Kalo, ngjalli jo pak polemika me botimin e librit të tij “Blloku”, me një rrëfim të ngjarjeve të asaj kohe brenda “Bllokut”, e aq më tepër brenda shtëpisë së Enver Hoxhës.

I ftuar në emisionin “Provokacja”, Kalo u shpreh se librin e kishte shkruar edhe për t’i dhënë njerëzve një mesazh: është lehtë ta koncetrosh fajin tek një person, por këta janë viktima të një sistemi.

Duke pranuar se Hoxha ishte një burrë i pashëm e korrekt, i pyetur se çfarë do të ishte ai nëse do të ishte një qytetarë i thjeshtë, Klao u shpreh se mund të kishte qenë një mësues sharmat e shakaxhi.

“Enver hoxha ishte një burrë i pashëm, mjaft korrekt në sjellje respektonte të shoqen, ishte një baba e gjysh i përkushtuar,

Një nga arsyet që e kam shkruar këtë libër që ti jap njerëzve një mesazh: është lehtë ta koncetrosh fajin tek një person, por këta janë viktima të një sistemi.

Nëse do të ishte një qytetar i thjeshtë, Enver Hoxha do të ishte një mësues sharmat shakaxhi, i interesuar të lexonte, do të ishte një njeri mjaft pozitiv sepse ishte njeri që bënte humor. Në një farë mënyre, pozita e mori në qafë Enverin”, tha Kalo.