“I kemi mësuar si të qep pantallona. Le të dalë dhe të thotë që nuk ka qepur pantallona”, u shpreh Kujtim Gjuzi.
Por kryeministri i është përgjigjur Kujtim Gjuzit duke thënë se e ka njohur vonë dhe se nuk di të qepë pantallona.
“Nuk kam qepur asnjëherë pantallona, por e kam thënë që jetën e tretë e kam thënë … Nuk do rri me denoncuesin dixhital unë. Në jetën e tretë kam dhe shumë dëshirë të qep. Në atë kohë nuk e kam njohur fare këtë, pantallonat në atë kohë kishte dy figura… Që unë dua të bëhem rrobaqepës kjo nuk është sekret”.
Kryeministri Edi Rama thotë se do bëjë reforma të rëndësishme dhe me opozitën e re. Por i pyetur për cilësinë e kësaj opozite, Rama tha se për këtë llogari duhet ti kërkojnë Luzlim Bashës dhe Monika Kryemadhit.
“Nuk mendoj që Rudina Hajdari është karagjoze, nëse ka debat për nivelin e tyre që ka atje shkoni pyesin ata që i kanë futur në Parlament. Ata i ka futur Basha e Monika… Ata i kanë futur, ata ikën nga Parlamenti dhe nga lisat e tyre erdhën disa zonja dhe zotërinj. Ka njerëz më nivel dhe ndonjë që rrit audiencën e Opinionit për të krijuar ilariteti siç është kujtim Gjuzi. Listën e solli Lulzim Basha, nuk ka lidhje kjo me ne”, tha Rama.

