fbpx

Çfarë ndodh nëse shmangim vaktet?

breakfast.jpg

Njerëzit shpesh i lënë vaktet, sepse janë shumë të zënë apo përpiqen të bien në peshë.

Ka studime që tregojnë se regjimi i ushqimit i bën mirë shëndetit dhe metabolizmit, por disa vrojtime të tjera afatshkurtra kanë dalë në përfundimin se ekziston një lidhje direkt midis lënies së vakteve e shëndetit të keq.

Një studim botuar në revistën mjekësore “Metabolism”, hedh dritë mbi atë që ndodh nëse njerëzit shmangin ushqimin gjatë ditës dhe kur ulen për të ngrënë, konsumojnë sa për gjithë pjesën tjetër të ditës.

Studiuesit dolën në përfundimin se kjo mënyrë të ushqyeri ndikonte negativisht në metabolizëm, kur kjo ndodh, rritet me shpejtësi niveli i glukozës dhe vonon çlirimi i insulinës, dukuri që nëse vazhdon për një kohë të gjatë, çon në diabet.

Ulet niveli i sheqerit në gjak

Nëse konsumon një vakt, trupi e shpërbën ushqimin. Një pjesë e këtij ushqimi ruhet në formën e dhjamit, ndërsa pjesa tjetër kalon në gjak si sheqer dhe përdoret për të gjeneruar energji gjatë ditës. Kur lihet një vakt, sasia e sheqerit në gjak bie në mënyrë dramatike. Kjo shkakton ndjesinë e lodhjes, si dhe luhatje të insulinës në trup. Nëse lënia e vakteve është kronike, ekziston mundësia që më vonë në jetë të vuash nga diabeti.

Nuk ushqehesh mjaftueshëm

Një dietë e pasur me fruta, perime, brumëra dhe mish pa dhjam, jo vetëm ndihmon trupin të funksionojë si duhet, por ndihmon në trajtimin dhe parandalimin e sëmundjeve serioze. Disa sëmundje që mund të trajtohen me ushqyerje të shëndetshme janë ato kardiovaskulare, tromboza dhe disa lloje të kancerit.

Metabolizmi ndryshon

Kur ha, metabolizmi yt, që është një nga funksionet e trupit, punon për të shpërbërë ushqimin në pjesë më të vogla. Kur kalon një vakt, ai nuk ka asgjë për të bërë. Por në njëfarë mënyrë, metabolizmi është si muskuli. Duhet ta përdorësh, përndryshe e humbet. Kur nuk punon për të shpërbërë ushqimin, ai ngadalësohet. Më pas, herën tjetër që ha, nuk është në gjendje ta shpërbëjë ushqimin aq shpejt dhe si rezultat, kthehet në dhjam. Që të ruani një peshë të shëndetshme trupore është e rëndësishme të hani rregullisht gjatë ditës./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303