fbpx

Çfarë po kërkon Presidenti?! Ilir Meta i sfidon të gjithë: Ma thoni tani dhe iki menjëherë

39e2b073-e8cf-4a60-b30f-dabfbb2f5899.jpg

Presidenti i Republikës, Ilir Meta,  i ka sfiduar publikisht të gjithë ata që pretendojnë se Kreu i Shtetit ka shkelur Kushtetutën e Republikës lidhur me dekretin e tij për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit. “Në qoftë se, jo Venecia, por ju si gazetare, qytetare e Republikës së Shqipërisë, më bindni dhe më thoni: Zoti President, ju me këtë dekret keni shkelur këtë nen të Kushtetutës unë jap dorëheqjen”, – është shprehur qartë Kreu i Shtetit.

“Unë kam Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë që e njoh më mirë se kushdo tjetër. Kam qenë edhe në Komisionin Parlamentar që merret gjoja me këtë hetimin e Presidentit, pikërisht vetëm për t’u treguar të gjithëve që Presidenti i Republikës së Shqipërisë, jo vetëm nuk ka shkelur asnjë nen të Kushtetutës, por përkundrazi, ka bërë mbrojtjen më të shkëlqyer të Kushtetutës”, tha Meta në intervistën për emisionin “Open”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303