TË FUNDIT

Çfarë po ndodh në sallën e gjyqit? Katër orë pritje për Tahirin

Gati 4 orë janë mbushur nga momenti kur gjykatësit e kishin parathënë dhënien e vendimit, të cilën e njoftuan për sot në orën 16:00.

Po shtohet misteri rreth vendimit përfundimtar të procesit Tahiri.  Gjykatësit janë mbyllur në dhomën e këshillimit që prej kësaj kohe dhe nuk po japin asnjë shenjë jete.

Reporterët përreth gjykatës nuk kanë asnjë idicie rreth verdiktit të tyre, por ata konfirmojnë se një praktikë e tillë është fare e pazakontë, pasi dhënia e një vendimi asnjëherë nuk merr këtë kohë zgjatje.

Fjalë po qarkullojnë edhe për presione politike dhë diplomatike nga krahë të ndryshme ndërkohë që treshja Flora Hajredinaj (foto), Irena Gjoka, e Ardit Mustafaj, vzhdojnë të qëndrojnë të izoluar.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat