Nëse ndiheni shpesh të lodhur ose ndjeni mungesë energjie, mund të jetë koha që të shikoni dietën tuaj.
Mungesa e vitaminave dhe mineraleve të caktuara reflektohet në shëndetin tonë.
Jeta dinamike është një nga shkaqet e shumta të lodhjes, por shpesh shkaku qëndron në mënyrën e të ushqyerit.
Mungesa e vitaminës C ndikon në dobësimin e sistemit imunitar të trupit.
Vitamina C është antioksiduesi më i fuqishëm në trup që rrit punën e sistemit imunitar duke mbrojtur trupin nga radikalët e lirë. Përveç kësaj, ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut dhe e mban zemrën nga sëmundjet, nxit funksionin normal të eshtrave dhe funksionit normal psikologjik, mbron qelizat nga stresi, redukton lodhjen dhe rrit përthithjen e hekurit.
Kjo vitaminë mund të gjenden në fruta dhe agrume, luleshtrydhe, kivi, por edhe në patate, brokoli, speca, spinaq, domate dhe majdanoz./real-news.tv/

