TË FUNDIT

Çfarë thonë mediat e huaja për protestën e opozitës te Kryeministria

Ditën e djeshme u zhvillua protesta e radhës e iniciuar nga opozita përballë Kryeministrisë.

Mediat ndërkombëtare kanë pasqyruar protestën, duke përshkruar me imtësi zhvillimin e saj si dhe fjalët e liderit opozitar, Lulzim Basha.

Kanë qenë pikërisht ‘Daily Mail’ dhe ‘Washington Post’ që i kanë dedikuar shkrime protestës së djeshme.

“Protestuesit thyen kordonin e policisë në hyrjen kryesore të Kryeministrisë, por nuk u përpoqën të hapnin dyert e saj. Policia nuk e përdori gazin lotsjellës në Kryeministri, por e përdori atë kur demonstruesit u përpoqën të sulmonin Parlamentin. Demonstruesit qëndruan më shumë se dy orë para Parlamentit duke hedhur vazhdimisht objekte dhe fishekzjarre. Në një makinë që ishte parkuar afër Parlamentit, iu vu zjarri. Policia u bëri thirrje protestuesve të qëndrojnë të qetë, por më pas nisën hedhjen e gazit lotsjellës. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj denoncoi sulmet ndaj policisë, duke thënë se pesë policë u plagosën. Disa demonstrues dhe disa gazetarë u prekën gjithashtu nga gaz lotsjellës. Opozita e drejtuar nga Partia Demokratike akuzon qeverinë e Partisë Socialiste të Kryeministrit Edi Rama, se janë të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar, të cilin qeveria e mohon. Kreu i Demokratëve, Lulzim Basha, bëri thirrje për një kabinet tranzitor pa Rama kryeministër, në mënyrë që të mbahen zgjedhje të reja”, shkruan Daily Mail.

Më tej, Washington Post i është referuar një detaji nga protesta e djeshme,  pikërisht momentit kur një grua parakalon krah efektivëve të policisë me një karrocë bebeje, ku në të ishte vendosur flamuri i Partisë Demokratike.

“Partitë shqiptare të opozitës u mblodhën të shtunën në Tiranë, duke bërë thirrje që qeveria socialiste të japë dorëheqjen dhe që vendi të mbajë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Disa protestues u përpoqën të sulmonin ndërtesën e parlamentit, por policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe me ujë me presion. Mijëra mbështetës të opozitës nga mbarë vendi u shfaqën në bulevardin Dëshmorët e Kombit të Tiranës që mbanin postera dhe slogane antiqeveritare, duke hedhur fishekzjarre dhe kapsolla drejt policisë”, shkruan Washington Post./real-news.tv

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat