fbpx

Çfarë tregojnë zakonet e gjumit për shëndetin dhe personalitetin tuaj

Screenshot_2-9.jpg

Besoni ose jo, ne e kalojmë 1/3 e jetës tonë duke fjetur. Kjo është arsyeja pse mund të thuhet se gjumi mund të formojë personalitetin tonë në një mënyrë apo në një tjetër. Sipas një studimi, pozicioni se si flini ndikon shumë në personalitetin tuaj.

Kur flini me shpinë

Nëse flini me krahët ulur jeni një person i rezervuar, mendjehapur dhe i qetë. Keni standarte të larta jo vetëm për veten tuaj por dhe për të tjerët. Njerëzit i vlerësojnë shumë aftësitë tuaja të dëgjimit. Përsa i përket shëndetit, keni keni tendencë të gërhisni, por fjetja me shpinë nuk është një zgjidhje e mirë.

Kur flini me bark

Jeni unik, një tregtar i vërtetë. Keni një vetëvlerësim të lartë por ndonjëherë mund të mbylleni dhe preferoni t’i mbani gjërat për vete. Përveç kësaj, nuk iu pëlqen të kritikoheni. Ka të ngjarë që të vuani nga dhimbja e qafës sepse fjetja në shpinë krijon presion në qafë.

Kur flini anash

Nëse flini në pozicion fetal (gjunjët afrohen në gjoks) tregon se jeni të ashpër por thellë brenda vetes keni një zemër të butë. Nëse thjesht flini në krah, do të thotë se jeni të shoqërueshëm. Përsa i përket shëndetit, mund të përjetoni probleme me frymëmarrjen apo ndonjë problem me zemrën.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303