TË FUNDIT

Champions, luhet sot Tottenham-Ajax

Sot në orën 20:45 gjysmëfinalja e parë e Champions League. Në Londër luhet një duel që askush nuk e kishte parashikuar në fillim, mes Totenhemit dhe Ajaks.

Gjelat e Londrës do bëjnë të pamundurën të arrijnë finalen e parë historike në një kompeticion europian dhe janë gati, pavarësisht se kanë mungesa të rëndësishme si kapiteni Kane.

Ajax është në formën optimale dhe pas Realit e Juves do të kërkojë edhe kokën e londinezëve.  Ekipi që ka shkëlqyer në këtë edicion të Champions është bërë i pëlqyeri i shumë tifozëve për shkak të të rinjve të talentuar dhe lojës së bukur.

Spanjolli Mateu Lahoz do jetë arbitri i gjysmëfinales Tottenham-Ajax që nis në orën 21:00. Ndërkohë që dita e nesërme do të na rezervojë një tjetër supersfidë, Barcelona-Liverpul.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat