Cilat lule lulëzojnë në vjeshtë

SYRI-I-VASHËS-780x439.jpg

Lulet e verës lulëzojnë ngadalë dhe nëse dëshirojnë që kopshti të jetë piktoresk edhe në periudhën në vijim, është e nevojshme të mbillen lule të cilat lulëzojnë gjatë vjeshtës. Do t’ju tregojmë lulet interesante të cilat kërkojnë kujdes të madh.

PUPËZA (Rudbeckia) është lule ngjyrë të artë në të verdhë shumëvjeçare me ngjyrë të zezë në mes. Mund të arrijë lartësinë deri në 80 centimetra. Lulëzon deri në fund të tetorit.

LULJA E ARGJENDTË (Cimicifuga) ka fletë krem të bardha e cila lulëzon në vjeshtë. Mund të arrijë lartësinë deri në 120 centimetra. Më së miri rritet në gjysmëhije. Është lule shumë zbukuruese, sepse fletët nga pranvera deri në vjeshtë kanë ngjyrë të zezë-vjollcë dhe lulëzon në vjeshtë.

ASTER ka lule të bujshme në formë rrushi ngjyrë të bardhë, të kaltër, vjollcë dhe rozë. I përshtatet pozita e diellit.

SYRI I VASHËS (Coreopsis) ka fletë të bujshme ngjyrë të verdhë të cilat zgjasin deri në fund të shtatorit. Arrin lartësinë deri në 40 centimetra dhe i përshtatet pozita e diellit.

HELENIUM lulëzon deri në fund të shtatorit me petale të cilat në mes kanë ngjyrë të gështenjtë. I ngjan Pupëzës.

ASTILBA KINEZE tërheq vëmendjen me lule të pazakonshme me ngjyra atraktive (të bardhë, vjollcë…), të cilat zgjasin deri në fund të tetorit.

KRIZANTEMA është lule e pashmangshme vjeshtore, sepse është lule e fundit e cila mund të zbukurojë kopshtin edhe kur të fillojë acari. Nga drizat duhet përmendur kariopterisin që mund të rritet deri në 120 centimetra dhe ka lule të mrekullueshme ngjyrë të kaltër sikur livanda. Lulëzon në shtator dhe tetor dhe i përshtatet pozita e diellit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303