TË FUNDIT

COVID-19/ Ambasada Amerikane ndërmerr nismën e veçantë

Ambasada Amerikane në një status në Facebook, ka njoftuar nismën e veçantë që ka ndërmarrë. Më tej, shkruan se largësia sociale nuk do të thotë se nuk jemi pranë njëri- tjetrit por ne jemi pranë  kur jemi me mendime dhe për këtë ka nisur edhe një nismë për mesazhe pozitive.

Në komentet e statusit qytetarët mund të ndajnë kartolinën e tyre me mesazhe pozitive në këtë situatë të vështirë për gjithë botën.

STATUSI I AMBASADËS AMERIKANE

Zbatimi i largësisë sociale nuk do të thotë se nuk mund të jemi pranë njëri-tjetrit. Largësitë shkurtohen kur jemi pranë njerëzve të tjerë me mendimet tona. Prandaj sot, donim të ndanim me ju këtë nismë të bukur të Këndit tonë Amerikan në Vlorë. Këndi fton të gjithë të marrin pjesë dhe të ndajnë një mesazh pozitiv për miqtë, familjarët që ndodhen pranë apo larg, komunitetet ku jetojmë dhe të gjithë botën. Ndani kartolinën tuaj me ne në hapësirën e komenteve mëposhtë.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat