” Shqiptar kudo ndodhesh”, kështu e nis apelin e tij e fortë për të gjithë qytetarët, Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ai bën thirrje rritjes së ndjeshme të rasteve me covid-19 që të respektohet të gjitha rregullat pasi ‘jeta është e shtrenjtë’.
MESAZHI I BRATAJT
Shqiptar kudo ndodhesh !!
Jeta është e shtrenjtë, jeta është e pa kthyeshme, jeta jote është e lidhur me jetën e familjes tënde, jeta jote është e lidhur me jetën e miqve dhe shokëve të tu, jeta jote është e lidhur me jetën time, jeta e të gjithëve është në dorën tënde!
Mos lejo, të mos lejojmë që jetët tona të kërcënohen, jetët tona të humbasin për katër rregulla:
Mbaj maskën në ambientet e mbyllura
Mbaj distancën 1.5 metër
Zbato rregullat e higjienës
Mos lejo të tjerët ti shkelin këto rregulla
Dr. Skender Brataj

