fbpx

“COVID-19 u nënvlerësua”. Mjeku Tetaj: Kur është njohur pacienti i parë ishte shumë vonë

Mjeku anestezit në Romë, Nard Tetaj ka deklaruar për emisionin “ABC-ja e mëngjesit”, se Covid-19 mund të jetë përhapur që në fillim të janarit, sepse nga mesi dhe fundi i janarit sipas tij ka pasur një rritje të pacientëve me pulmoni.

“Kur është njohur pacienti i parë ishte shumë vonë sepse virusi ishte përhapur. Po bëhen shumë kërkime shkencore në të gjithë botën, por deri tani ende nuk ka një ilaç specifik për COVID-19.

Është shumë e mundur që virusi të jetë përhapur që në fillim të janarit sepse edhe nga mesi dhe fundi janarit ka pasur një rritje të lartë të pacientëve me pulmoni. Por, nuk është njohur si pulmoni e shkaktuar nga koronavirusi.

Nënvlerësimi i COVID-19 ka bërë që të përhapet shumë shpejt dhe pastaj të njihet rreth 20-21 shkurtit. Kur është njohur pacienti i parë ishte shumë vonë sepse virusi ishte përhapur.

Masat e kontrollit që u morën ishin të rrepta edhe pse ndërgjegjësimi për rezultat pozitiv është shumë i vështirë. Ndërkohë dy ditët e fundit kemi një ulje edhe pse më përqindje të vogël”, u shpreh Tetaj.