Një sanitare ka rezultuar së fundmi pozitive me Covid-19 pranë shtëpisë së foshnjës në Vlorë.
Raportohet se 3 anëtarët e tjerë të stafit i janë nënshtruar tamponëve dhe po presin përgjigjet.
Shtëpia e foshnjës Vlorë funksionon me karantinim dy javor për çdo grup stafi. Mësohet se periudha dy javore funksionon brenda shtëpisë.

