TË FUNDIT

Ç’po ndodh? Kryemadhi i shkon në shtëpi Bashës

Një ditë pas protestës së gjashtë kombëtare të opozitës të zhvilluar te Kryeministria, Kryemadhi i ka shkuar në shtëpi mëngjesin e sotëm kryetarit të PD, Lulzim Bashës.

Ajo po zhvillon një takim në banesën e Bashës pranë Liqenit Artificial, tek ish-stadiumi “Qemal Stafa” ku po ndërtohet Arena Kombëtare.

Shqiptarja.com ka arritur të sigurojë një foto të makinës së Kryemadhit, parkuar shumë pranë banesës së tij.

Mendohet se dy kryetarët e opozitës së bashkuar do të flasin për protesta të radhës në vijimësi./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat