5 persona kanë përfunduar në prangat e Policisë së Durrësit pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Postimi i plotë:
Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Bien në prangat e Policisë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit
E.G., 35 vjeç, banues në Borakë, Durrës, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin tip “Ford”, pa leje drejtimi dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar.
E. S., 33 vjeç, banues në Krujë, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin tip “Opel”, pa leje drejtimi
A. D., 37 vjeç, banues në fshatin Likmetaj, Durrës, pasi ka aksidentuar shtetasin e mitur E. Gj., 9 vjeç (biçiklist), i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve
A. T., 39 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi në fshatin Larushkë, Fushë Krujë, duke drejtuar një mjet, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë Rrugore dhe ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes.
Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi:
M. B., 60 vjeç, banues në Durrës, sepse nga kontrolli i ushtruar nga OSHEE në banesën e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

