Për trajnerin e kombëtares shqiptare duket se nuk është e thënë të fitojë asnjë ‘sfidë’ në Shqipëri. Gjykata nuk e ka pranuar padinë e Panuccit kundër ish-presidentin Bujar Nishani, i cili pas humbjes së ndeshjes ndaj Kosovës, e etiketoi atë “sharlatan”.
Padia ishte depozituar në gjykatën civile të Tiranës nga avokatët e Panuccit, i cili kërkoi që të dëmshpërblehet me 100 mijë euro.
Shpresojmë që Panucci të ketë më shumë sukses në eliminatoret e europianit që fillojnë muajin e ardhshëm.

