Ambasadori Cutillo: Kriza politike e Shqipërisë në Parlamentin Evropian shihet si anormale

Albert Cutillo, ambasadori italian në Shqipëri flet rreth krizës politike në vend. Cutillo tha se vendet e BE mbajnë shënime mbi zhvillimet e fundit dhe se kriza politike në Shqipëri shihet si anormale në PE. Ambasadori Italian ndalet edhe qëndrimi i Francës, Holandës kundër hapjes së negociatave të vendit me Bashkimin Europian.

“Para disa ditëve ishin votimet në PE dhe ishin më të rëndësishme të vendeve të fundit. Ka patur një rritje të pjesëmarrësve në votim dhe vitet e mëparshme kjo nuk ndodhte dhe i referohem vendeve që kanë hyrë së fundmi 8 në 10 qytetarë nuk shkonin te votonin dhe tani numri i atyre që votojnë është më i madh dhe është rritur edhe niveli i demokracisë funksionale. Ndoshta në Shqipëri këtë bisedë e dëgjoni dhe kjo mund të thuhej për vitet e para. Kujtoj që historia e krijimit të BE ka qenë një histori graduale si sa i përket numrit të vendeve anëtare por edhe kompetencat që ka patur. Është shumë e vështirë të pajtohen këto dy gjëra. Sa më shumë rriten vendet anëtare po aq rriten edhe kompetencat.

Vitet e fundit është vënë re një ndarje dhe nga votimet që janë bërë tani, BE nuk është e unifikuar si përpara por këtë herë vota ka qenë më shumë e shpërndarë në vendet e ndryshme. Kjo shpërbërje e votuesve nuk është vlerësuar por ishte e pashmangshme dhe nuk ka lidhje vetëm për ekonominë por flitet edhe për normative ligjore. Mendoj shyqyr që është kjo ndarje dhe ky orientim i ndryshëm. Votimet europiane kanë krijuar një pavarësi dhe tashme ka një komplicitet që më përpara ishte lënë pas dore dhe na ndihmon të ecim përpara. Në këtë kontest BE vazhdon të rritet dhe të fusë edhe shtete të tjera anëtare. Ata që mbetën jashtë zgjerimit pas rënies së murit të Berlinit është Balkani përjashto ndonjë shtet. Serbia dhe Mali i Zi kanë statusin e kandidatit prej vitesh dhe ata që presin të hapin janë Maqedonia dhe Shqipëria.

Nuk është një vrapim se kush mbërrin i pari në garë. Nuk ka një bashkëlidhje gjatë kohës së kaluar. Shqipëria është afër hapjes së negociatave dhe nuk duhet të shkurajohet dhe s’do thotë se tjerët që i kanë hapur janë më përpara. Ky vendim për të hapur apo jo negociatat do merret në unanim dhe mjafton një nga 28 shtetet të mos jetë dakord atëherë nuk hapen. Për të hapur rrugën në BE varet edhe nga politika, duhet te merret parasysh zhvillimi ekonomik dhe gjithçka tjetër dhe çdo vend ka të drejtë të thotë fjalën e vet. Vitin e kaluar nuk qe e mundur të gjendet kjo dakordësi dhe u tha që jemi dakord që mund ti hapim vitin e ardhshëm nëse vijojnë reformat. 3 janë mundesitë që KE në mënyrë unanime të hapë negociatat, ky është vendimi që Italia dëshiron por nuk jemi të sigurt nëse është një vendim unanim dhe nëse ndodh kjo caktohet një datë që mund të jetë ndoshta në fund të vitit për shkak të disa gjërave teknike. Mundësia e dytë është një përgjigje negative dhe KE thotë që pavarësisht ndryshimeve nuk janë realizuar detyrat e lëna dhe në këtë rast KE mund të thotë asgjë duke mos kthyer përgjigje ose mund të thuhet se çfarë duhet bërë tjetër. Mundësia e tretë është që KE ta shtyjë më vonë vendimin dhe kjo mund të ndodh sepse koha mes 29 majit dhe 20 qershorit është kohë e shkurtër, rreth një muaj dhe kush i ka parë raportet e BE janë shumë voluminoze dhe duhet kohë për t’i shqyrtuar dhe opsioni i tretë nuk do ishte i çuditshëm nëse ndodh. Takimi tjetër i KE është ne tetor dhe ndoshta mund të ndodh një gjë e katërt ku i dihet por këto janë tre mundësitë më të mundshme. Hyrja e Shqipërisë në BE do të ndikonte shumë në jetën e shqiptarëve ashtu siç ka ndodhur me shtete te tjera. Të rinjtë në veçanti duhet të mendohen dhe të reflektojnë dhe mendoj se avantazhet janë më të mëdha se disavantazhet. Ligjet e Shqipërisë pastaj duhet të jenë si ato të BE pasi për momentin Shqipëria nuk ka të njëjtat normativa dhe duhet të heqë të gjitha pengesat për tu futur në BE. Me shtete të tjera ka ndodhur shpopullimi pasi kanë hyrë në BE dhe kjo ndikon në ekonominë e një vendi dhe mendoj se hyrja në BE është jo vetëm një fakt pozitiv por është thelbësore për Shqipërinë dhe për këtë duhet të jetë e kujdesshme për ta mbarështruar ashtu siç duhet këtë moment. Klasa politike ndoshta me të drejtë nuk ka gjithmonë interesin e popullit por duhet ta dëgjojë popullin jo vetëm në momente zgjedhjesh por edhe gjatë gjithë viteve të tjera. Me një informacion të përshtatshëm mund të zhvillohet një demokraci më e mirë. …….

Shtetet kundër?

“Pyetja e parë nuk është një e dhënë zyrtare dhe vendet anëtare ende nuk kanë treguar pozicionin e tyre por janë bërë edhe deklarata publike që disa vende janë të prirur për të qenë kundër për disa arsye. Ata që e kanë përzemër Shqipërinë mendoj se nuk ka plotësuar ende disa gjëra apo zgjedhjet ose ka vërejtje edhe për politikat e brendshme.

Në mënyrë të hapur kundër është Franca dhe vendet e ulëta dhe po flas për një informacion që kam lexuar në gazetë ku ata kanë kërkuar edhe kthimin e vizave siç është parlamenti holandez. Është një mendim i tyre që mund të jetë shumë larg me vendimin që mund të marrë KE. Vështirë që i njëjti Parlament që ka votuar pro Shqipërisë dhe tani që ka ndryshuar të jetë pro hapjes së negociatave. Ka vende që flasin me dyshime duke thënë që Shqipëria nuk është ende e pjekur. Ka 5-6 vende që mendojnë kështu por ka edhe 16 vende tjera që janë në favor dhe Italia është një prej tyre.”-tha ai.