9.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Dalin fotot e Arbana Osmanit me barkun e rrumbullakosur, ja kush e shoqëron moderatoren

Arbana Osmani ka pasur një vit sa të suksesshëm, aq edhe impenjiativ. Themi impenjiativ, pasi moderatorja, krah projektit të saj “Big Brother”, njëkohësisht ishte dhe në pritje të ëmbël. Por duket se shtatzënia jo vetëm që nuk e ka ndaluar të korrë sukses në skenë, por as të udhëtojë. Pas përfundimit të programit, ajo udhëtoi në Europë e SHBA, duke vijuar pushimet e saj. Tashmë duket se pritjes po i vjen fundi, pasi pak ditë e ndajnë nga ardhja në jetë e vajzës së saj. Por para lindjes, ajo ka gjetur kohë të kalojë edhe me mikeshën e saj më të mirë, Xhemi Shehu.

Dy mikeshat janë fotografuar në Bllok, ku po ecin të dyja së bashku të pashqetësuara nga sytë e kureshtarëve. Ndonëse në fund të shtatzënisë, Arbana shfaqet në një formë të mirë fizike. E veshur me fustan portokalli, të gjatë, Arbana mban syze dielli, por vështirë se nuk njihet nga sytë e kureshtarëve. Ajo dhe Xhemi e kanë kaluar ditën së bashku, ku mes bareve dhe restoranteve të kësaj zone, kanë përfituar nga koha edhe për të bërë shooping. Kujtojmë se përgjatë gjithë shtatzënisë së saj, prezantuesja ka tentuar që ta fshehë barkun në daljet e saj si në rrjete sociale, ashtu edhe në media. Ndonëse deklaroi që në natën finale të “Big Brother” se ishte në pritje të ëmbël, Arbana ka preferuar që të jetë aktive në rrjet, por pa e vënë fokusin te barku i saj i rrumbullakosur.

Në fotot e shumta që publikon nga e përditshmja e saj, ajo është kujdesur që mos ta ekspozojë barkun. Por këto foto na sjellin ndoshta imazhet e saj të fundit, para se të vijë në jetë vajza e parë e saj dhe e regjisorit Eduart Grishaj. Si një ndër personazhet më të ndjekura e më të pëlqyera në rrjet, edhe për rolin si mama, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj pak kohë më parë përjetimet e mëmësisë. Moderatorja ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në “Instagram”, ku ka folur për jetën e saj personale.

Një ndjekëse e pyeti moderatoren se cili ka qenë tranzicioni apo ndryshimi më i vështirë në jetën e saj, fëmija i parë apo fëmija i dytë e në vazhdim. Ndërsa Arbana është përgjigjur duke cituar fjalët e partnerit të saj Eduard Grishaj. Për të është njësoj si të ketë një apo më shumë fëmijë, ndërsa për moderatoren, fëmija i parë ka sjellë shumë ndryshim në jetën e saj. “Edi thotë si 2, si 4, si 5 njësoj janë. Por nuk i vë ai në gjumë, të kuptohemi. As nuk i shikon kur duhet të bëjnë vaksinat a të marrin mjekim.

0-1 ka qenë tranzicion shumë i madh për mua. Mendova se isha e përgatitur për atë, por kuptova se të gjithë librat që kisha lexuar për shtatzëninë ndihmuan pak për asgjë”, shkruan moderatorja. Arbana Osmani dhe Eduart Grushaj janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë. Vajza e çiftit të mirënjohur pritet të vijë në jetë vetëm pak kohë më pas. E ndërkaq, ne të gjithë po presim rikthimin e saj në “Big Brother”, ku vetë moderatorja ka premtuar një spektakël edhe më emocionues se edicioni i dytë. Së fundmi, ajo ka bërë edhe një bisedë me ndjekësit e saj ku zbuluar më shumë detaje rreth shtatzënisë.

Një ndjekëse e pyeti moderatoren për nepset që ka, teksa është në muajt e fundit të shtatzënisë. “Kam hequr dorë nga karbohidratet dhe sheqeri këtë muaj, kështu që çdolloj buke, makaronash, akulloresh, duken shumë të shijshme sa të ‘lëshosh lëng nga goja’ tani”, iu përgjigj Arbana. “Të kam parë nga afër edhe nuk je shëndoshur, nuk ke as celulit”, shkroi ndjekësi, ndërsa Arbana në përgjigjen e saj la të kuptohej se është krejt e kundërta, madje ajo tha se po shton çdo ditë më shumë. “Mos më ke parë nga larg se nga afër… Nejse, thjesht gjatë të tria shtatzënive kam ngrënë shumë shëndetshëm se gjatë gjithë pjesës tjetër të jetës sime dhe kam pirë 3 litra ujë në ditë që kur nuk jam shtatzënë kam qejf t’i zëvendësoj me ndonjë gotë verë/gin tonic”, shkruan Arbana.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat