30.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Ngjarja në Kavajë, dalin të tjera detaje shokuese

spot_img

Të tjera detaje tejet tronditëse janë zbuluar ditën e sotme nga skandali i abuzimit seksual të një vajze 14-vjeçare në Kavajë. Sipas dosjes së Prokurorisë, mësohet se ngjarja ka nisur në muajin tetor fillimisht si një bisedë në rrjetin social Instagram për të vijuar më pas me shantazhe ndaj saj pasi djemtë thoshin se kishin një video që sipas tyre e kishin filmuar duke kryer marrëdhënie seksuale. Detajet shokuese nxorri se djemtë kanë kryer marrëdhënie seksuale me vajzën njëri pas tjetrit. Sipas ‘Ora News’, ndërkohë që njëri djalë kryente marrëdhënie seksuale, të tjerët i ruanin dhe më pas këmbeheshin. Kërcënimet kanë vijuar më pas dhe me kërcënime se do i vrisnin familjarët.

Po si u zbulua ngjarja e rëndë?

E gjithë historia u zbulua nga mësuesja në janar të 2019 kur dhe më 29 janar është bërë dhe denoncimi në polici. Detaji më shokues ishte se djali i cili kishte futur në kurth vajzën i kishte treguar se me paratë që do të merrnin nga shfrytëzimi i vajzës do të blinte një lojë në internet. Djemtë siguronin vendet se ku do të kryenin marrëdhënie seksuale, një dyqan dikur bilardo, një pallat i ri apo dhe shtëpia e gjyshërve të njërit prej djemve.

Njohja në Instagram

Shoku i saj A me të cilin ka qenë në një klasë që nga klasa e dytë i ka kërkuar që ti bënte një ese. E mitura ia ka bërë esenë dhe ia ka dërguar me foto nga tableti që kishte në shtëpi. Gjatë bisedës të miturës i ka bërë përshtypje fakti që shoku i saj po e zgjaste bisedën dhe në bisedë e sipër e i ka thënë se e kishte qejf. E mitura i ka thënë se nuk kishte mundësi dhe ka menduar se mos ishte shoku tjetër H që po tallej por ai i ka zënë be vëllanë dhe pjesëtarët e tjerë të shtëpisë. Në vijim e mitura me kalimin e ditëve fliste për çdo gjë me A përmes Instagramit.

Lutja për marrëdhënie seksuale

Duke qenë se në fillim të tetorit 2018 i mituri kishte ditëlindjen dhe mbushte 14 vjeç e ka pyetur të miturën se çfarë dhurate do i bënte ajo duke i thënë më pas se nuk donte asnjë dhuratë por donte që të kryente marrëdhënie seksuale së bashku. E mitura i ishte përgjigjur duke thënë direkt jo. Fillimisht i mituri nuk ka këmbëngulur por më pas çdo tre katër ditë kërkonte që të kryenin marrëdhënie së bashku duke i thënë vazhdimisht se një gjë që të kërkoj unë nuk ma plotëson dëshirën. Djali ka qëndruar i ftohtë dhe pas shumë lutjeve vajza ka pranuar të kryejë marrëdhënie së bashku.

Plani në shtëpinë e shokut

Në fund të tetorit 2018 e mitura së bashku me të miturin A, ka shkuar tek një dyqan që ka qenë dikur bilardo në oborrin e shtëpisë së të miturit H, i cili është dhe shoku i ngushtë dhe shok klase i të miturit A. Djali dhe vajza kanë kryer marrëdhënie së bashku, ndërkohë që i mituri ka qëndruar jashtë. Vajza ka treguar se H qëndronte jashtë pasi ata nuk e shikonin duke i siguruar që të mos vinte njeri pasi në shtëpinë e tij ndodheshin prindërit. Pasi kanë kryer marrëdhëniet seksuale janë larguar, pasi i mituri kishte frikë se mund ti vinin prindërit.

Shantazhi me videon

Pas dy ditësh i mituri A ka shkruar në instagramin  e së miturës duke i thënë se shoku i tij H i kishte marrë nga telefoni videon e ditës që kishin kryer marrëdhënie dhe ia kishte dërguar disa kushërinjve të tij. E mitura ka deklaruar se nuk e ka parë A me telefon në dorë ditën që ka kryer marrëdhënie dhe nuk e di si e kishte bërë videon. I mituri A i kishte thënë se shoku i tij H, se ajo duhet të kryente marrëdhënie seksuale me kushërinjtë e tij në të kundërt do ta publikonin videon në internet. E mitura i ka thënë të miturit A se këtë punë duhej ta zgjidhte ai por ky i fundit iu përgjigj se nuk kishte çfarë të bënte pasi ia kishin marrë videon me pabesi. I mitur H i ka lënë disa ditë afat të miturës për të kryer marrëdhënie seksuale me të dhe persona të tjerë përndryshe do i nxirrte videon.  E mitura i ka thënë vazhdimisht jo dhe ndërkohë fliste në Instagram me të miturin A i cili i thoshte se nuk kishte çfarë të bënte.

Abuzimi kolektiv

E ndodhur në këto rrethana e mitura ka pranuar të kryejë marrëdhënie seksuale në magazinën ish bilardo fillimisht me të miturin A, ndërkohë që jashtë qëndronin të miturit H dhe C, më pas me të miturin C ndërkohë që jashtë qëndronin të miturit A dhe H dhe pasi është larguar i mituri C ajo ka kryer marrëdhënie dhe me të miturin H ndërkohë që jashtë qëndronte dhe bënte roje i mituri A. Po kështu e mitura ka deklaruar se ndërkohë që ka qenë me të miturin C i ka kërkuar të fshinte videon dhe ky i fundit i ka thënë se e kishte fshirë. Në vijim në fund të nëntorit 2018 e mitura ka shkuar tek shtëpia e gjyshërve të të miturit A duke qenë se ata kishin ikur në Itali. Në tualetin e kësaj shtëpie ka kryer marrëdhënie seksuale fillimisht me D ndërkohë që në kuzhinë qëndronin A dhe B. Pasi është larguar i mituri D në tualet është futur i mituri B me të cilin ka kryer marrëdhënie dhe i ka kërkuar dhe telefonin por ky i fundit i ka thënë se e kishte me defekt. Ndërkohë që e mitura ka kryer marrëdhënie me shtetasin B në kuzhinë ndodheshin të miturit A dhe H, duke qenë se i mituri tjetër D ishte larguar për në kurs. Pas të miturit B e mitura ka kryer marrëdhënie me shtetasin A dhe më pas me H

E kërcënuan se do ia tregonin prindërve

Në fillim të dhjetorit e mitura vazhdonte komunikimin normalisht në Instagram me të miturin A por më 17. 12.2018 ky i fundit i ka shkruar se duhej të ndaheshin. Të nesërmen i mituri B i ka shkruar se donte të kryenin marrëdhënie së bashku dhe nëse nuk pranonte do njoftonte prindërit dhe mësuesen. Më 20.12 2018 ajo është ndarë me A dhe pas dy tre ditësh i ka shkruar në Instagram i mituri  tjetër H duke i thënë se shtetasit E, shokut të tij të ngushtë i kishte rënë në dorë video dhe nëse nuk kryente marrëdhënie me të do ta përhapte. I mituri H i ka thënë se do të shkojnë tek një pallat i ri pranë lagjes së tij dhe më 27. 12. 2018 pasi ka mbërritur atje ka parë se përveç shtetasve H dhe E kishte shkuar dhe mituri A ish i dashuri. Fillimisht ka kryer marrëdhënie me të miturin E të cilin e ka pyetur se ku e kishte gjetur videon por nuk i ka thënë. Më pas ajo ka kryer marrëdhënie me A dhe më pas me H.

Kërcënimi se do i vrisnin prindërit

Pas pushimeve të fundvitit të miturës i ka shkruar në Instagram i mituri B duke i kërkuar që të kryenin marrëdhënie së bashku duke i thënë se të gjithë njerëzit e tij kishin pistoleta dhe mund ti vrisnin motrat mamanë dhe babanë. Pas disa ditësh në muajin janar shtetasi B i ka shkruar duke thënë s e ai kishte edhe shokun e tij. I cili quhej F dhe donte të kryente marrëdhënie me të në pallatin e Bajazitëve. E frikësuar nga B, referuar faktit se ai ishte në klasë të 9 e mitur kreu  marrëdhënie seksuale në katin e shtatë të pallatit me shtetasin F. Pas disa ditësh të miturës i ka shkruar sërish në Instagram i mituri B dhe e ka kuptuar se videon e kishin shumë djem të klasës, po kështu ndërkohë që ishin në klasë i mituri A i ka thënë se videon e kishte dhe shtetasi G për këtë duhej të kryente dhe marrëdhënie seksuale me G. Në janar 2019 e mitura ka kryer marrëdhënie seksuale dhe me G dhe me A. Para se të paraqiste kallëzimin penal e mitura ka ardhur në dijeni të faktit se po bënin plane që ajo të kryente marrëdhënie seksuale me shumë djem të tjerë dhe me lekët që do i jepnin ata i mituri A do blinte pajisje lojërash në internet.

Me shfrytëzimin e vajzës djali do blinte lojën në internet

Në janar 2019 e mitura ka kryer marrëdhënie seksuale dhe me G dhe me A. Para se të paraqiste kallëzimin penal e mitura ka ardhur në dijeni të faktit se po bënin plane që ajo të kryente marrëdhënie seksuale me shumë djem të tjerë dhe me lekët që do i jepnin ata i mituri A do blinte pajisje lojërash në internet. Pasi e ka pyetur shtetasin A në lidhje me këtë ky i fundit e ka pohuar duke thënë se sa të blinte pajisjen do ta mbyllnin këtë muhabet.

Tentativa për vetëvrasje

Të premten e javës para se të bënte kallëzimin penal mësuesja kujdestare e ka pyetur vajzën se çfarë marrëdhëniesh kishte me A dhe pasi e mitura ia ka treguar të gjitha mësuesja kujdestare ia ka treguar nënës së saj dhe i ka treguar të gjitha në prani të drejtoreshës dhe psikologes së shkollës. E mitura ka deklaruar gjithashtu se për shkak të kësaj ngjarje ka tentuar të bëjë edhe vetëvrasje edhe pse është tip social dhe i shkathët.

Si zbuloi mesazhin sanitarja

Mësuesja kujdestarë është njoftuar nga punonjësja e shërbimit të katit, shtetasja M.A, se në telefonin e djalit të saj K kishte gjetur një mesazh të dërguar nga A ku i kërkonte ndonjë vend ku mund të kryente marrëdhënie me të miturën pas mësimit.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat