Grekët zhvilluan në 8 prill në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës paradën e tyre, por në vend që të ngelnin te festimet dhe promovimi i kulturës së tyre ata nuk kanë dalë dot nga vetja dhe e kanë shndërruar këtë paradë në një aktivitet ultranacionalist dhe thirrjesh raciste.
Në këtë paradë janë shfaqur edhe portrete të Konstatinos Kacifas, ekstremistit grek që u vra disa muaj më parë në Bularat të Gjirokastrës, pasi kundërshtoi me armë Policinë. Në pankartat e grekëve ekstremisti Kacifas na shfaqet si një heroi i vërtet.
Sigurisht që nuk mungoi edhe pretendimet territoriale ndaj vendit tonë, duke shpalosur flamurin e të ashtuquajturit ‘Vorio-Epir’.
Në një prej banderolave shkruhej “Për 105 vite Shqipëria ka thyer Akordin e Protokollit të Korfuzit. Vorio-Epiri është ende duke vuajtur.”
Ndërkohë, në redaksinë tonë të lajmeve kanë ardhur foto të tjera ekskluzive nga kjo pseudo-paradë e tyre, ku kryefjala e tyre janë thirrjet raciste dhe foto të Konstantinos Kacifas.
Për më tepër shihni fotot:
https://www.facebook.com/ekirikas1915/videos/2317172885238752/?v=2317172885238752




