TË FUNDIT

DASH nxjerr njoftimin e rëndësishëm, ja thirrja që po ju bën qytetarëve

Departamenti Amerikan i Shtetit me anë të një njoftimi, ka rekomanduar të gjithë qytetarët amerikanë që të shmangin të gjitha udhëtimet ndërkombëtare.

Departamenti e ngriti nivelin e rekomandimit të udhëtimit në 4, më i larti i rrezikshmërisë, zakonisht i rezervuar për vende në zona lufte, ose me probleme të mëdha.

“Në vende ku udhëtimi civil është i mundur, qytetarët amerikanë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë planet për kthim të menjëhershëm në Shtetet e Bashkuara, përveçse nëse janë të përgatitur të mbeten jashtë vendit për një kohë të pacaktuar”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit.

Njoftimi është rekomandim, jo detyrim. Miliona amerikanë janë ende jashtë Shteteve të Bashkuara.

“Nëse vendosni të udhëtoni jashtë vendit, planet tuaja mund të jenë të ndikohen rrënjësisht dhe mund të detyroheni të qëndroni jashtë Shteteve të Bashkuara për një kohë të pacaktuara”, thuhet në paralajmërimin e udhëtimit.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat