fbpx

Ish-tekniku kuqezi, Gianni De Biasi kërkon një skuadër

de-biasi.jpg

Në Itali është kthyer në modë. Sa herë një skuadër e Serisë A është në krizë dhe trajneri i saj rrezikon shkarkimin, në skenë del gjithmonë emri i Gianni De Biazit.

Së fundmi, mediat përtej Adriatikut e afrojnë ish-teknikun e kombëtares së Shqipërisë me Kaljarin. Klubi sard po mendon të ndryshojë stafin teknik, pas humbjes kundër Atalantës dhe mes kandidatëve është edhe De Biazi.

Në listën e publikuar nga të përditëshmet italiane, përveç tij janë edhe emrat e Roberto Donadonit, Masimo Karreras dhe Andrea Stamaçonit. Edhe një javë më parë, De Biazi u afrua me skuadrën e Bolonjës, por kjo e fundit zgjodhi Sinisha Mihajloviç. Ish-trajneri I përfaqësueses kuqezi është pa një ekip, që pas aventurë aspak të lumtur me Deportivo Alavesh në kampionatin spanjoll./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303