Aktualisht po punon si opinionist në RAI por nuk mund të heqë dorë nga emocionet e trajnimit. Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Xhani De Biazi, ka folur sot mbi ofertat që ka refuzuar në Serinë A por edhe të ardhmen.
De Biazi thotë se duhet të jetë i kujdesshëm për ekipin që do të risjellë në bankinë.
“Unë kam pasur kontakte me Frozinonen dhe me Venecian, por pasi reflektova për ofertat, vendosa që t’i refuzoja, përfaqësuesit e mi po punojnë edhe sa u përket pistave jashtë Italisë, ndaj të shohim. Sigurisht nuk dua që të gaboj zgjedhjen nga ku do të rifilloj”, është shprehur De Biazi. /real-news.tv/

