Kur kanë kaluar disa javë tashmë që kombëtarja shqiptare është pa trajner, Presidenti i FSHF-së Armando Duka ka intensifikuar takimet me pretendentë seriozë. Një listë e gjatë me emra ka qarkulluar.
Por sot është raportuar se numri 1 i federatës ka udhëtuar për në Itali. Atje ai do të takohet me Alberto Zakeronin. Trajneri i madh do të ulet me Dukën për të dëgjuar ofertën e tij.
Ndërkohë që i bujshëm ka qenë edhe lajmi se Xhani De Biazi ka zbarkuar në Shqipëri dhe ka drekuar me presidentin e FSHF-së, Armand Duka.
Xhani de Biazi nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për t’u rikthyer të punojë në Shqipëri me Kombëtaren. Mundësia nuk përjashtohet por ende nuk ka asgjë informacion në lidhje më një rikthim të bujshëm. /real-news.tv/

