TË FUNDIT

Debati për Brexit/ Pezullohet parlamenti britanik

Parlamenti britanik është pezulluar zyrtarisht për pesë javë. Deputetët nuk duhet të kthehen në sallën e parlamentit deri në 14 tetor.

Disa deputetë protestuan kundër pezullimit me shenja duke brohoritur: “Turp”.

Pezullimi vjen pasi propozimi i kryeministrit Boris Johnson për të thirrur zgjedhje të parakohshme në tetor, u rrëzua për herë të dytë nga deputetët.

Deputetët e opozitës nuk pranuan ta mbështesin atë, duke insistuar se ligji që bllokon Brexit pa marrëveshje duhet të zbatohet menjëherë.

Ndërsa kryetari i parlamentit, John Bercow, i cili më herët njoftoi dorëheqjen e tij, po shkonte drejt Dhomës së Lordëve për të shënuar pezullimin, një grup deputetësh të zemëruar të opozitës u përpoqën të bllokonin rrugën e tij.

Vonë natën, deputetët gjithashtu shpërthyen në këngë në stolat e sallës së parlamentit, duke kënduar këngë tradicionale Uellsiane dhe Skoceze, në shenjë proteste./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat