fbpx

Dekanët ‘i japin shkelmin’ përfundimtar Mynyr Konit

1555327407_1555327003Screenshot2.jpg

Një një konferencë për mediat lidhur me pezullimin e Rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, dekani Dhori Kule e cilësoi një zgjidhje të vonuar dhe terësisht ligjore. Ai tha se është kompetencë e MAS për të kontrolluar zbatueshmërinë e ligjit të arsimit të lartë në Universitet.

Kule: Situata që kanë ndodhur në Universitetin e Tiranës së fundi i futën drejt situatës ligjore të zgjidhjes. Ministrja e Arsimit përmes urdhrit ka konfirmuar pezullimin nga detyra të Rektorit të Universitetit të Tiranës dhe zëvendësimin me zëvendësrektorin Berndard Dostin. Dua ta vlerësoj këtë qëndrim në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën. Situata e zgjidhjes së problemit është vonuar shumë. Pas një viti e gjysmë ligji më së fundi gjeti dritën jeshile, është respekt i ligjit të arsimit të lartë dhe Kushtetutës. 

Ngërçi i krijuar në Universitetin e Tiranës nuk konfirmohet nga dëshirat e individëve brenda Universitetit dhe jashtë tij, ka institucione që i ka deleguar nëse ka apo jo shkelje, një prej tyre është MAS. Po kështu konstatime të shkeljes së ligjit janë  bërë nga KLSH, gjykatat, Ministritë e tjera. U desh dhe protesta e studentëve që ti jepte impakt pozitiv zgjidhjes së këtij problemi. Deri më sot këtë e ka mbajtur peng politika. Komentet dhe intepretimet politike e kanë vonuar situatën dhe sot pas reagimit të studentëve.Ministrja e re e Arsimit nuk është mesa duket pjesë  e sjelljes politike, është më e ftohtë në qëndrimin ndaj ligjit, arriti të marrë një vendim të tillë efiçent.

U abuzua me projektet europiane- Në konferencën e përbashkët me tre dekanë të tjerë të Universitetit të Tiranës, Kule  tha se janë bërë prezent gjatë kësaj periudhe shkelje flagrante, veçanërisht me projektet europiane.

Kule: Vetëm administrata e Universitetit të Tiranës ka ezauruar mbi 80 lëvizje, mobilitete, ku në një Fakultet nga më të rëndësishmit ka pasur vetëm katër. Nuk i justifikon kush shkelje të tilla. Është shpërdorim i buxheteve që Europa ka dhënë në dispozicion të Universitetit.  Kam konstatuar këto ditë që pothuajse të gjithë thonë se është jo vetëm vendim dhe qëndrim i mirëpritur por shumë i vonuar. Kam bindjen se situata do të shkojë jashtëzakonisht pozitivisht për funksionimin e Universitetit të Tiranës. 

Pedagogët dhe studentët do të shohin se sa lehtë, sa efiçente, sa pozitive është që kur institucioni që mëson të tjerët sesi duhet të sillen do të fillojë të sillet vetë në mënyrë të ligjshme. Do t’ja ndjejnë shumë shpejt efektin pozitiv heqjes së ngarkesës dhe pengesës ligjore dhe këtij ngërçi që ka pasur UT në këtë periudhë dhe kam bindjen se do të kemi vetëm progres dhe angazhim për të kompensuar të gjithë këto deficensa që kemi pasur gjatë kësaj periudhe në një kohë sa më të shkurtër.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303