Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar në Londër, i akuzuar si shpërndarës kokaine.
Mediat britanike bëjnë me dije se në pranga ka rënë Rexhino Toska, 21 vjeç. Mirëpo, ajo që i ka habitur të gjithë ka qenë deklarata e të riut shqiptar para oficerëve në paraburgim.
‘Shes kokainë se anglezët e duan kokainën’, mësohet të ketë thënë ai, raporton BBC, transmeton Newsbomb.al.
21-vjeçari shqiptar u arrestua në një Mercedez luksoz. Si rezultat i hyrjes së tij të paligjshme në Britani të Madhe ai “kishte grumbulluar një borxh të konsiderueshëm prej 8,000 £” dhe si rezultat i kësaj ai u shpreh se kishte filluar të shiste drogë për të larë këtë borxh.
Gjykata e dënoi shqiptarin me 30 muaj burg, ndërsa do të dëbohet menjëherë pas vujatjes së dënimit.

