Duket sikur Demi Levato e ka mbyllur përfundimisht llogarinë e saj në Twitter
Këngëtarja 26 vjeçare ka fshire llogarinë pasi ka komentuar rreth arrestimit të reperit 21 Savage, pas kësaj ka marrë komente të ashpra nga ndjekësit
Komenti i Demit në Twitter i referohej arrestimit të 26 vjeçarit nga zyra e emigracionit në SHBA, dhe se ai do te përballet tani me dëbimin nga vendi.
Menjëherë pas kësaj ka patur reagime nge ndjekësit të cilët i janë përgjigjur “Nëse do vije t’ma beje mua këtë shaka, do përpiqeshe me diçka origjinale jo si përfshirja e drogës. Demi eshte pergjigjur, “F–k Twitter, dhe direkt ka fshire llogarinë e saj në Twitter Nuk e dimë nëse Demi do ta hap prapë llogarinë por mesa duket kjo e ka mërzitur shumë për momentin

Ajo është përpjekur të shpjegohet rreth asaj që kishte shkruar me pare e cila po bënte shaka me mënyrën e shkrimit dhe nuk kishte të bënte me dëbimin e artistit nga vendi.
Demi ka reaguar ne Instagram,”Nuk qeshë me këdo që po deportohet, e di që kjo nuk është shaka … nuk kam qeshur ndonjëherë “, shkruante ajo.
“Përmenda që kam postuar / po flisja ishte për atë që po shkruante me një stilolaps me pendë. Më vjen keq nëse kam ofenduar dikë”.
Ajo vazhdoi, “Por nuk ka asnjë justifikim për të qeshur me varësinë e dikujt”
Vetëm ditën tjetër, Lovato festoi gjashtë muaj pas mbidozës në korrik nga e cila ajo nuk është më e varur.

