Garë e fortë në PD-në e Qarkut Korçë. Demokratët përjashtojnë nga lista konkurruese ish-deputetin e Partisë Demokratike për Pogradecin Klevis Balliun dhe ish kryetarin e bashkisë Eduart Kaprin.
Mësohets e të dy kanë punuar fort për të përjashtuar nga lista e mëtejshme njëri tjetrin. Kjo luftë midis tyre bëri që të përjashtohen të dy nga listat. Ky “konfrontim” i fortë midis tyre është pritur pa filluar votimi.
Klevis Balliu ka marrë 310 vota kundër, ndërsa Eduart Kapri 170 vota kundër. Në votimet e PD-së në Pogradec për kandidatë për deputetë votuan 450 anëtarë.

