Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo është urdhëruar nga demokratët që të dorëzojë dokumentet që lidhen me marrëdhëniet e administratës Trump me Ukrainën.
Në një letër, krerët e tre komiteteve të Shtëpisë i kërkuan Pompeos të dorëzojë dokumentet brenda një jave.
Kjo është masa e fundit në procedurat e përshkallëzimit të shpejtë të hetimit kundër presidentit Donald Trump.
Ai është duke u shqyrtuar për pretendimin se i ka ushtruar presion presidentit të Ukrainës për të hetuar rivalin demokrat Joe Biden.
Megjithatë, Trump ka mohuar ti ketë bërë presion presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky gjatë një bisede telefonatë në muajin korrik, kur Biden po drejtonte sondazhet për të fituar nominimin e Partisë Demokratik për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në vitin 2020.
Trump ka pretenduar se Biden bëri presion për shkarkimin e prokurorit ukrainas Viktor Shokin në vitin 2016 për të mbrojtur një biznes që punësonte djalin e tij, Hunter Biden.
Sipas tij, Biden bëri thirrje për shkarkimin e Shokin, madje duke kërcënuar se do të ndalojë ndihmën ekonomike rreth 813 milion dollarë për Ukrainën.
Hetimi i presidentit është një proces politik me dy faza, i ushtruar rrallë, me anë të të cilit një president i SHBA mund të hiqet nga detyra për keqbërje./real-news.tv/

