TË FUNDIT

“Dënim me 1 vit burg”. Ministria e Drejtësisë ‘luftë të hapur” MEME-ve

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka depozituar dje pranë Komisioneve Parlamentare disa propozime për ndryshimin e Kodit Penal në Kuvend. Në të thuhet se parashikohet dënim me burg edhe për personat që krijojnë montazhe apo “meme” në rrjete social.

Të bësh “meme” tashmë konsiderohet si kundërvajtje penale dhe dënohet deri në 1 vit burg.

Çfarë parashikon saktësisht Neni 238 i Kodit të ri Penal, Seksioni VIII “Veprat penale kundër të drejtave të njeriut, dinjitetit njerëzor dhe lirive themelore”:

-Cënimi i imazhit të personit

  1. Publikimi në cdo formë, mënyrë apo mjet i një montazhi të realizuar me fjalët ose imazhin enjë personi pa pëlqimin e tij, nëse kryhet për qëllime përfitimi material ose jo material, apo kur ka qëllim të dëmtojë reputacionin e një personi, kur materiali nuk shfaqet dukshëm që është njëmontazh ose nëse nuk përmendet shprehimisht se eshtë i tillë, përbën kundrvajtje penale dhe dënohet me burgim deri në 1 vit.
  2. 2. Ndjekja penale fillon me ankim të viktimës ose përfaqësuesit ligjor të saj dhe pushon me tërheqjen prej saj.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat