Komisioni Evropian është vënë në dijeni për dënimin e Saimir Tahirit, ish-ministër i Brendshëm, për “shpërdorim detyre”, por gjithsesi, ky institucion i rëndësishëm i Bashkimit Evropian nuk pranon të bëjë komente mbi çështjen.
Në përgjigjen e kthyer nga Koçijançiç theksohet edhe fakti se vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda do të apelohet dhe procesi do të vijojë.
Saimir Tahiri u dënua me pesë vite heqje lirie për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të jetë në shërbim prove, duke mos bërë asnjë ditë burg.

