Përfaqësuesit e Grupit të Punës ngritur pranë Partisë Demokratike për monitorimin e situatës me Koronavirus, Gazment Bardhi, Albana Vokshi dhe Bardh Spahia, inspektuan sot masat e marra në Qendrën Shëndetsore të Kamzës.
Bardhi tha se “kemi qenë në disa qendra shëndetësore”. Ai tha se “qeveria kishte deklaruar se kishte shpërndare maska për personelin mjekësor, por që nga përdorimi i këtyre maskave mjakët dhe infermierët kanë pasur irritim në fytyrë.
Sipas tij sot jemi njohur me nje fakt kriminal nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.
“Dhe si i shikojmë që data e skadencës për maskat është 20 dhjetor 2011. Këto janë mbetje mjekësore që do te duhet të ishin asgjësuar dhe aspak mjete mbrojtëse. Ministra e Shëndetësisë është përfshirë në një skenar kriminal duke u dhënë mjekëve mbetje spitalore që do te duhet te ishin asgjësuar_v oh7 7u
Bardhi i bëri thirrje Prokurorit të Përgjithshëm sepse ky është një krim i rëndë shtetëror ku është përfshirë Ministrja e Shëndetësisë.

