Deputeti zgjedh të kalojë një natë me Luana Vjollcën: E ka vizatuar Zoti avash-avash

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, i ftuar në “Mirage”, i është përgjigjur dhe disa pyetjeve me spec.

I pyetur se nëse do të kishte mundësi, kë do zgjidhte për të kaluar një natë, Luana Vjollcën apo  apo Fjolla Morinën, Zeka është shprehur:

“Absolutisht me Luana Vjollcën sepse për mua është një yll, është njeri super pozitiv dhe rrallë gjen kombinim aq të mirë që të jesh edhe e bukur, edhe e mençur. Gjithçka e ka perfekte. Zoti e ka vizatuar avash avash Luanën”.

Zeka ka bërë edhe një zgjedhje për gjoksin më të bukur, mes Encës dhe Shkendës, dhe ka zgjedhur këtë të fundit, duke e krahasuar gjoksin e saj me raketat e Amerikës.

“Enca nuk ka kurrfarë gjoksi seksi, Shkenda Dubova është absolute, gjokset e saj janë si raketat amerikane”, u shpreh ai.