24.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Derbi i Italisë për sezonin 2019-2020 do luhet në Kinë

spot_img

Derbi i parë i Italisë, Juventus-Inter, për sezonin 2019/2020 do të luhet në Kinë. Të dy klubet italiane kanë zbuluar programin veror dhe ndeshjet e International Champions Cup më etapën aziatike, ku spikat përplasje mes tyre më 24 korrik, në qytetin e pronarëve të Interit Nanjing.

Juventusi, në fakt, do të debutojë në ICC me Tottenhamin, me 20 korrik, ndërsa Interi ndaj Manchester United më 21 korrik.

Tjetër ndeshje e fiksuar tashmë për zikaltrit është ajo me Tottenhamin më 4 gusht. Në International Champions Cup do të marrin pjesë edhe Milani me Romën.

Etapa aziatike e Champions Cup është prezantuar nga përfaqësuesit e klubeve pjesëmarrëse Fabrizio Ravanelli (Juventus), Francesco Toldo (Inter), Dëight Yorke (Manchester United) dhe Teddy Sheringham (Tottenham).

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat