fbpx

Derbi shqiptar në Zvicër, tifozët i vënë flakën stadiumit

Screenshot_14-3.jpg

Ermir Lenjani duket se ka dhënë një kundërpërgjigje ndaj Panuçit, për atë mos grumbullim te Kombëtarja për dy ndeshjet me Turqinë dhe Androrrën. Mbrojtësi i majtë shqiptar ka dhënë dy asist të sigurtë për golat që janë shënuar nga Sioni kundër Grashopersit.

Lenjani ka rregjistruar kështu asistin e tij të tetë në këtë sezon dhe konfirmon edhe një herë që është në një formë të shkqlyer.

Gjithashtu lojtari shqiptar ka shënuar edhe tre gola këtë sezon duke ndihmuar Sionin në objektivat e saj.

Ndërkohë loja është ndërprerë kur loja ishte 2-0, nga tifozët e Grashopersit, të cilët rrezikojnë të bien nga Kategoria. Ata kanë hedhur shumë fishekzjarrë në fushën e lojës dhe më vonë kanë djegur stolat plastik në stadium, duke bërë një atmosferë mbytëse.

Arbitri e ndërpreu ndeshjen duke çuar të dyja skuadrat në dhomat e zhveshjes. Lojtarët miq kanë dalë për të qetësuar tifozët, të cilët ishin shumë të irrituar dhe nuk u qetësuan dot, për të rinisur sfida.

Pasojat pritet të jenë të rënda për skuadrën e Arlind Ajetit, e cila rrezikon një dënim të rëndë dhe mbi të gjitha me lojën që po bën të bjerë nga kategoria./Panoramasport

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303