fbpx

Dështimi i negociatave/ Rama mesazh Macronit: Ata që nuk e kuptojnë…

Screenshot_1-20.png

Kryeministri i vendit, Edi Rama ndodhej ditën e sotme i pranishëm në Forumin e Davosit për Dialogun Strategjik mbi Ballkanin Perëndimor.

Ai lëshoi një mesazh të fortë nga Gjeneva, duke iu referuar kështu presidentit të Francës, Emmanuel Macron në lidhje me dështimin e negociatave për Shqipërinë.

“BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa ne kemi nevojë për BE. Ata që nuk e kuptojnë këtë nuk kuptojnë mirë çfarë është në lojë apo cilat janë sfidat e sotme dhe të së ardhmes”.

“Dua të theksoj se nga sa mbaj mend për këtë iniciativë, kjo ishte mbledhja më e mahnitshme dhe e dobishme në drejtim të zgjerimit të këtij forumi. Ndihemi si një varkë në mes të detit, pasi na e kanë marrë me forcë busullën. Për ne ka shumë rëndësi ta dimë me saktësi. Është e qartë që nëse procesi i integrimit është karakterizuar në 5-6 vitet e fundit, ajo që ndodhi në tetor e bëri të paparashikueshme.

Nuk kemi më mundësi të dimë se çfarë duhet të bëjmë për të marrë atë që kërkojmë, pasi është e qartë që natyra e vendimeve në KE është shumë më e përcaktuar nga vetë vendet anëtare të BE. Vendet tona nuk janë gati të anëtarësohen, nëse loja e meritokracisë shndërrohet në lojën e fajësimit. Ne e nisëm këtë proces, jo se na detyruan vendet e BE, por sepse ishte ajo që i duhej popullit tonë, kombit tonë. Nuk mendoj se meqë ne e kemi më të vështirë duhet të qajmë apo të lutemi, sepse në fund të fundit e bëjmë për fëmijët dhe brezat e ardhshëm”, tha Rama.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303