TË FUNDIT

Dështimi me negociatat për Shqipërinë, SHBA jep mesazhin e papritur

I dërguari i posaçëm i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer ka qenë i pranishëm në një konferencë për gazetarë në Beograd.

Ai ka folur për dështimin e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut si dhe u shpreh se SHBA-të dëshirojnë që Ballkani Perëndimor të ketë perspektivë europiane.

“Kjo është me të vërtetë e rëndësishme, veçanërisht pas dështimit të Bashkimit Evropian për të gjetur një kompromis në lidhje me hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë. Sipas mendimit tonë, ky ishte një gabim historik dhe ky është një mesazh i keq për të gjithë rajonin. Amerika dëshiron që Ballkani Perëndimor të ketë një perspektivë evropiane dhe ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të bindur Bashkimin Europian që të ndryshojë pozicionin e tij përpara takimit të udhëheqësve të Bashkimit Europian në Zagreb, në muajin maj”, nënvizoi Palmer.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat