TË FUNDIT

Detajet/ Flet drejtoresha e ISHP: Ja si i gjurmojmë rastet e dyshuara për COVID-19

Në Institutin e Shëndetit Publik është duke u bërë një punë shumë e madhe për të gjurmuar se kush mund të jetë prekur me koronavirus në vend.

Drejtoresha e ISHP,  Albana Fico, ka treguar të dhënat e fundit nga situata me COVID-19 në Shqipëri.

Në një lidhje me Skype në emisionin “Kjo Javë” në Neës 24, Fico është shprehur se nuk ka më raste të tjera dhe deri tani jemi në numrin e 38 të prekurve.

“Është një situatë që ndryshon, gjëja më e mirë që po ndodh është një solidaritet i jashtëzakonshëm që nuk mund të mos e them në këto moment, Apeli I ministres për të thirrur gjithë ata që kanë punaur bashkërisht me ne, janë profesoret tanë, mjekë infermierë, studentë

Pasi dalin rastet, vijohet me gjurmimin e kontakteve të ngushta, rekomandohet vetëkarnatinimi i tyre, e nëse gjendja e tyre përkeqësohet telefonohet 127, flas për ndryshime, të tipit temperaturë të lartë, vështirësi në frymëmarrje. Ditët e fundit na ka ardhur në vëmendje se ka pasur disa elementë të mos qartësimit nga ana e qytetarëve. I ftoj të bashkëpunojnë me trupën mjekësore, të japin informacioneve korrekte. Një person me COVID 19 është i vetëizoluar, ndërsa persona të dyshuar që kanë pasur kontakte me persona të prekur quhen të vetëkarantinuar”, tha drejtoresha.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat